Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Martini: Fjalët e Dovedan? I them faleminderit. Për Vllazninë bëri diferencën që nisi kampionatin pa presion

Teuta më në fund theu mallkimin e ndeshjeve brenda, duke marrë një fitore që i mungonte këtë sezon në fushën e saj. Ndaj trajenri Edi Martini me të drejtë ishte i lumtur për atë që kishte parë nga skuadra e tij siç u shpreh në “SuperSport” pas sfidës.

“Ishte shumë ndeshje e rëndësishme se ishte humbja e javës së kaluar dhe që nuk kishim fituar asnjë në Durrës. U munduam që të mos kishim nervozizëm se ai na kishet sjellë atë të asnjë fitore në Durrës, shyqyr Zotit e fituam këtë ndeshje.

Ne humbasim raste, është e vërtetë. Por jam i kënaqur që krijuam raste e luajtëm me ritëm. Pas 2-0 kaluam në kënaqësi e mund të na godiste kundërshtari, duhet ta rregullojmë. Por jam i kënaqur, ishin tre pikë dhe loja, na bën të jemi gati edhe për ndeshjet e tjera.

Kemi marrë Plakun, edhe pse nuk ishte sot se pësoi dëmtim të lehtë në stërvitje dhe menduam ta linim pushim. Të shohim deri në momentet e fundit të merkatos, mund të kemi të tjerë. Hë për hë jemi këto, jemi të dytët e të shohim vazhdimësinë. Sa i përket Grudës, e njoh forcën fizike e shpejtësinë që ka. Para se të shënonte e kërkoi golin dhe e mori, i kërkova që të ectë përpara. Edhe ai është i ri, nuk është mësuar të luajë në nivele të larta, por jam i kënaqur për të.

Në krahun e Kuros kishim planifikuar të mos kthenim Bregun, sakrifkonim të mos harxhonte energji, duhej ta bënim më mirë dhe gabuam, dy herë radhazi. Por është një gabim që duhej bërë dhe ishim të ndërgjegjshëm që mund të ndodhte, fatmirëisht ishte pa pasoja. Janë bërë të gjitha ekipet, po të pyetësh Partizanin thotë do dal kampion, ne, Tirana, Kukësi… Janë 5 skuadra që në fillim të kampionatit e kanë thënë këtë. Vllaznia nuk e ka pasur pretendimin, ka luajtur pa stres, është gjë e madhe dhe kjo ka bërë diferencën, pavarësisht se kanë luajtur shumë, shumë mirë.

Dovedan tha që i ka shënuar golat Bylisi e jo Teuta? T’i them faleminderit, çfarë t’i them tjetër”, tha Martini. /vipsport.al/