

Vllaznia luan kundër vetes, ose më saktësisht për të vazhduar të luajë siç di ajo. Për këtë është i bindur Herald Marku, i cili e sheh ndeshjen ndaj Kastirotit si të vështirë, por njëkohësisht si detyrim për të fituar.
Lojtari po kalon sezonin më të mirë të karriërës e shpreson të vazhdojë kështu, mundësisht duke shënuar ndaj krutanëve nesër, por duke paralajmëruar se nuk do të festojë ndaj tyre nëse ndodh një gjë e tillë.
“Kjo është një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të forte. Kam qenë pjesë e Kastriotit, kam shumë respekt për klubin e drejtuesit, se më kanë mbështetur. Por nesër futemi për të bërë mirë e marrë fitoren.
Po kalojmë një gjendje të mire në loje e jashtë saj. Kemi atmosferë të mirë që mbizotëron e duhet të mbajmë këtë ritëm.
Uroj të jetë fati im nesër, të shënoja do të ishte një kënaqësi, edhe pse nuk do të festoj në shenjë respekti nëse shënoj.
9 pikët? Na bëjnë të ndjehem komod, është diferencë e kënaqshme. Ne i marrim kapitujt më radhë dhe duhet të përqendrohemi te ndeshja e të bëjmë atë që dijmë më mirë.
Rivali? Rivali më i fortë është Vllaznia se ne po të bëjmë më të mirën tonë, tregojmë vazhdimësi e mund të bëjmë shumë mire. Nuk dua të jap një emër se të gjithë janë të forte, por besoj te forca jonë dhe se ne jemi ata që mund të arrijmë diçka.
Ne nuk kemi thënë në fillim të sezonit që jemi për mbijetese, kemi thënë që jemi për Kupat e Europës dhe çdo rezultat pozitiv përtej tyre e presim me krahë hapur. Nuk kemi trysni, jemi brenda objektivave dhe jemi në rregull.
Jemi në fushën tonë, ndaj një kundërshtari të vështirë, duhet patjetër fitore. Mendoj se ne jemi i vetmi ekip që kemi marrë pikët e plota me të ashtuquajturat “të vogla””, tha Marku para mediave. /vipsport.al/
more recommended stories
Berisha bëhet protagonist në Serinë B, shkakton penallti por e shpëton traversa
Etrit Berisha është kthyer përsëri protagonist.
Flamurtari në kaos, Resuli: Duhet të bëjmë kthesën, nuk na shkon ky pozicion
Nuk mjaftoi rënia nga elita, por.
Pa mesfushorin titullar, ja situata te Bylisi para Tiranës
Bylisi ka mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe.
FOTO/ Tri javë në heshtje për shtyp, vëmendje te infrastruktura. Ja ç’po ndodh me aneksin në Durrës
Teuta është larg pritshmërive, pasi durrsakët.
Leave a Comment