Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Mandzukiç flet si kuqezi: Nëse nuk do të isha gati do rrija para TV, nuk shprehem për Sarrin

Mario Mandzukiç është prezantuar ditën e sotme si lojtar i Milan. Në konferencën për shtyp, kroati theksoi se në muajt e fundit pavarëisht se nuk ka luajtur, është stërvitur shumë dhe nëse nuk do të ishte gati për të luajtur atëherë nuk pranonte ofertën dhe do të qëndronte para TV. Ndërkaq, 34-vjeçari u “ngacmua” edhe mbi trajnerin Sarri, i cili e largoi nga Juventus.

“Unë kam qenë duke u përgatitur prej disa muajsh, nëse nuk do të isha gati nuk do ta pranoja ofertën e Milanit, do të qëndroja në shtëpi dhe do shikoja ndeshjet nga TV. Jam gati të mështes skuadrën dhe të jap kontributin tim. Unë dhe Zllatan kemi shumë ndeshje në këmbë dhe jemi ekspertë. Për titullin ka ende një rrugëtim të gjatë, por nëse shohim ndeshjet e fundit të Milan me të gjithë lojtarët në fushë që vrapojnë, mendoj se do të jetë më e lehtë të fitojmë ndeshjet tona dhe të shkojmë deri në fund”.

Juventus si kundërshtar dhe Sarri? “Kurt ë kemi Juven përballë do të jemi kundërshtarë në fushë, por jashtë saj miq. Shpresoj që tifozët e Milan të futen shpejt në stadium, kam pasur gjithnjë raport të bukur me tifozët e Juventus. Do t’i respektoj gjithmonë. Për Sarrin preferoj të mos flas”, u shpreh Mandzukiç. /VipSport.al/