

Milan në këtë sezon e ka gjetur sërish veten pas shumë viteve, në garën për titullin kampion. Madje, kuqezinjtë kryesojnë renditjen dhe në merkaton e janarit po kërkojnë elementët e duhur për të përmirësuar organikën e trajnerit Stefano Pioli.
Një pozicion që kuqezinjtë duhet ta mbulojnë më mirë është ai i sulmuesit qëndror. Adapt për atë rol është vetëm Zllatan Ibrahimoviç, e sigurisht me moshën që ka suedezi atëherë nevojitet një zëvendësues për të.
Së fundmi, te Milani ka dalë në skenë emri i Mario Mandzukiç. Një tjetër lojtar me shumë eksperiencë që Milani kërkon t’ia shtojë grupit të ri që ka, mirëpo “Djalli” ka vetëm një dyshim. Gjendja atletike e kroatit, i cili në vitin e fundit ka luajtur pak dhe kjo ka ndikuar me siguri në gjendjen aktuale. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse drejtuesit do t’i besojnë Mandzukiç. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment