

Serxho Aguero është duke përjetuar një nga sezonet më të vështira në karrierë, kjo për arsye se nga tetori, argjentinasi nuk e sheh fushën me sy. Argjentinasi ka bërë vetëm tre paraqitje me Mançester Sitin në këtë sezon, ndërsa më pas u dëmtua.
Por, teksa do të kthehej nga dëmtimi, Aguero zbuloi se kishte qenë në kontakt me një person, i cili më pas rezultoi i infektuar me COVID. Në këtë formë, 32-vjeçari ishte i detyruar të qëndronte në izolim dhe tashmë kishte mbërritur në ditët e fundit të karantinës.
Pep Guardiola ishte duke e pritur për të kontribuar në skuadër, megjithatë kjo do të jetë e pamundur pasi Aguero ka zbuluar se është i infektuar me virusin e rrezikshëm. Kështu, sulmuesi duhet të qëndrojë edhe për dy javë të tjera i izoluar dhe të të rezultojë sërish negative për t’u kthyer më pas të stërvitet me shokët e skuadrës. /Vipsport.al/
more recommended stories
Liga e Europës mëson 16 skuadrat. Nesër hidhet shorti, mund të ketë finale të parakohshme
Ndeshjet e sotme në Ligën e .
VIDEO / Fair Play në Ligën e Europës. Kundërshtari dëmtohet vetë, “i keqi” i Rejnxhërs ndal sulmin
Alfredo Morelos është një lojtar i.
VIDEO / Milani kualifikohet me vuajtje në Ligën e Europës, eliminohen Leister e Leverkusen
Milani ka siguruar praninë në turin.
Panuçi: Unë, i preferuari i Kapelos se isha i vërtetë. Më mirë të mos flas për Kasanon
Kristian Panuçi e cilëson veten njeri.
Leave a Comment