

Skuadrat e Kategorisë së Parë në bazë edhe të buxheteve të tyre synojnë që të afrojnë lojtarë si në tregun e verës ashtu edhe në janar. Këtë periudhë, thuajse të gjitha janë aktive, duke afruar lojtarë mjaft cilësorë.
Nga sa bëhet e ditur, Lushnja sot ka marrë Donald Bejkon, një lojtar me eksperiencë në Kategorinë e Parë duke luajtur me ekipe me pretendime si: Erzeni, Besa apo dhe Egnatia.
Ndërkohë që po sot, skuadra e Shkumbinit që synon të ngjitet nga Kategoria e Dytë në të Parën, ka marrë në formë huazimi nga radhët e skuadrës së Egnatias, të riun 19-vjeçar, Amarildo Manushin, sulmuesin që ka spikatur me moshat rrogozhinase dhe prej tri vitesh është pjesë e skuadrës së parë në Kategorinë e Parë.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Hoxha dhe Asani: Titulli i hapur, Partizani e dominoi derbin
Pas ndeshjes kanë folur edhe dy.
Sukaj kishte parashikuar gjithçka: Ia thashë një ditë më parë edhe Dajës se kush do shënonte
Xhevahir Sukaj ka një siguri sa.
Kategoria e Parë/ Burreli fiton miqësoren me Luzin, Erzeni e Besa zyrtarizojnë afrimet e fundit
Burreli dhe Luzi në kuadër të.
Halili: Ky derbi vendimtar për titullin, grupi i plotë, Tirana të tregojë veten
Në emisionin “Gol pas goli” në.
Leave a Comment