Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Lojtarët e kombëtares në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Berisha dhe Gjimshiti vlerësohen njësoj

Ka rezultuar fatsjellës rikthimi mes shtyllave i Etrit Berishës për SPAL. Portieri kaloi momente të vështira nga COVID, megjithatë kjo eksperiencë e hidhur është lënë në të kaluarën dhe dje Berisha ka qenë një nga më të mirët për ekipin e tij në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Sasuolo.

SPAL, falë suksesit 0-2 ka mbërritur në çerekfinale teksa e pret ndeshja me Juventusin, ndërkohë që nga Eurosport, performnca e Berishës është vlerësuar me notën 6.5. “I rëndësishëm në pjesën e parë në më shumë se një rast, ishte gjithnjë i gatshëm në tentativat e Sasuolos”, ishin fjalët e përzgjedhura nga Eurosport për paraqitjen e gardianit.

Por, dje, i impenjuar për fazën e 1/8-tave të Kupës së Italisë nuk ka qenë vetëm Berisha, teksa në fushë zbriti edhe Berat Gjimshiti me Atalantën e tij. Mbrojtësi i kombëtares u aktivizua për 90 minuta, duke realizuar edhe një gol, por që iu anulua për pozicion jashtë loje. Ashtu si Berisha, Eurosport ka vlerësuar me notën 6.5 edhe Gjimshitin.

“Aty pas, në prapavijë është lojtari më i sigurtë i mbrëmjes. Më pas shënon edhe golin e 4-1, por që iu anulua më pas për pozicion jashtë loje”, shkruhej nga Eurosport për Gjimshitin. /VipSport.al/