

Andi Lila e mendon të gabuar mënyrën se si Nevil Dede vendosi të largohej nga Tirana. Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka argumentuar në “Procesi Sportiv” se sipas tij tekniku nuk duhej të kishte braktisur lojtarët para kësaj sfide në kampionat.
“Unë jam rritur te Tirana, e di psikologjinë e klubit, e njoh shumë mirë. Zoti Halili është njeri shumë i mirë, sportdashës dhe me ndjenja. Deklarata sot ishte emocionale, me atë që ndodhi. Gjatë karrierës, nuk kam pare që trajneri të ikë 15 minuta para ndeshjes. Nuk dua të mbaj anën e askujt, por nuk më ka pëlqyer mënyra se si iku trajneri para ndeshjes. Duhej të mbaronte ndeshja, e pasi të mbaronte në fund t’u jepte dorën të gjithëve dhe të largohej.
Kur një trajner pranon të firmosë, duhet të marrë parasysh e të shohë politikat e klubit. NUk mbaj anën e askujt poir trajnerin e shojh si kapiten anije. Mbaro ndeshjen dhe ik. Një largim një çerek ore para ndeshjes nuk e kam parë asnjëherë, mendoj për ata futbollistë që ishin sot që ngelën pa trajner”” ishte argumenti i Lilës. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Leave a Comment