

Gentjan Liçi, zëvendëstrajneri i Skënderbuet, është ulur sot në pankinë në vend të Julian Ahmatajt, i cili ishte i pezulluar në sfidën ndaj Laçit. Një “debutim” me sukses, pasi skuadra korçare mori barazim në një fushë shumë të vështirë si ajo e Laçit. Liçi tregoi për “SuperSport” se ky ishte një rezultat shumë i mirë duke pasur parasysh pozitat e Skënderbeut, si dhe vështirësitë me të cilat po përballet në këtë sezon.
“Në këtë moment edhe një pikë është e rëndësishme. Edhe lojtarët e rinj kanë më shumë moral e shtysë, që nuk na ka munguar deri tani. Mendoj se vazhdimësia do të jetë më e mire.
Nu jemi në momente të mira, duke e pasur parasysh si e nisëm nga faza pëgatitore. Ideja e klubit ishte të promovojmë lojtarët e rinj, edhe pse në Superiore është e vështirë që të bëjnë maksimumin. Ne me stafin zgjodhëm në mes 100 e ca futbollsitëve. Por rrugës kemi vënë re se kishim probleme në fazën mbrojtëse, si ekip e jo individuale, dhe tani po mundohemi ta korrigjojmë për të bërë më mirë në vijim”, tha Liçi. /vipsport.al/
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment