Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Libohova nuk është më president i Ligës, jep dorëheqjen nga ky pozicion

Edvin Libohova nuk do të jetë më në krye të Ligës Profesioniste të Futbollit teksa ka dhënë dorëheqjen. Në një prononcim për Top Channel, Libohova shprehet se do të qëndrojë tashmë derisa të vendoset kryetari i ri. Ndër të tjera, Libohova theksoi se shpejt do të vijë dita që kuadri ligjor të plotësohet dhe t’i shërbejë me të vërtetë sportit.

“Kam kërkuar te anëtarët e Ligës dorëheqjen duke qëndruar derisa të gjejnë një kryetar të ri. Për aq kohë sa kërkesat janë konsideruar të drejta dhe i shërbejnë zhvillimit të sportit jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen, besoj se do të vijë dita shumë shpejt që ky kuadër ligjor të plotësohet në atë lloj forme që do t’i shërbejë realisht sportit dhe jo vetëm formalisht.

Shtyrja e ndeshjeve- Konkretisht pamë që u shtynë ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë pasi në ato ambiente nuk mund të luhet, por kjo ka një kosto të madhe për t’u riparuar. Historikisht, para 90-tës çdo gjë e mbulonte shteti, kultura mungon për ta transmetuar rriskun nga Bashkia apo nga klubi apo individi te shoqëria e sigurimit”, u shpreh Libohova në sajë edhe të postit si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve në vend. /Vipsport.al/