Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Lamtumira e Ozil nga Arsenali, Mustafi e përshëndet me festimin me shqiponjë

Mesut Ozil i ka dhënë lamtumirën Arsenalit për të provuar një eksperiencë te Fenerbahçe në Turqi dhe njëkohësiht për t’Ii dhënë fund makthit te anglezët ku kishte shumë muaj pa luajtur pasi nuk ishte në listën e lojtarëve të federuar për këtë sezon nga klubi.

Një vendim që është pritur me entuziazëm nga tifozët, të cilët prej kohësh kritikonin lojtarin duke e cilësuar si të mbivlerësuar. Një mendim ndryshe nga shokët e skuadrës të cilët e kanë përshëndetur nëpërmjet rrjeteve sociale. Një nga mesazhet më të veçanta ka ardhur nga një prej lojtarëve që është gjithashtu në listën e atyre që pritet të largohet, Shkodran Mustafi, i cili ka luajtur përkrah tij edhe në radhët e përfaqësueses së Gjermanisë. Futbollisti shqiptar ka zgjedhur një foto shumë domethënëse për t’ia kushtuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin Mustafi dhe Ozil të cilët bënin me dorë festimin me shqiponjë.

“Mesut Ozil, ti ke qenë futbollisti më altruist brenda dhe jashtë fushës së lojës, me të cilin kam ndarë ndonjëherë dhomat e zhveshjeve. Do të kujtohesh gjithmonë si mbreti i asisteve. Për fat të keq, ne si skuadërn nuk ishim në gjendje të të ndihmonim ty kur ti kishe nevojë më shumë, shkruante Mustafi në këtë postim të tij ku lëshonte një thumbim të qartë për klubin e Arsenalit dhe mënyrën se si ishte trajtuar mesfushori gjerman. /vipsport.al/

Mesut Özil, you have been the most unselfish player on and off the pitch, I have ever shared the dressing room with 🙏🏻….

Posted by Shkodran Mustafi on Monday, 18 January 2021