

Laçi luan një transfertë delikate me Apoloninë në Fier, ku kurbinasit synojnë që të marrin fitoren e radhës, ndonëse nuk do të kenë për shkak të pezullimit dy lojtarë titullarë siç janë Emiljano Musta si dhe Adolf Selmani, që të dy të rëndësishëm për skuadrën bardhezi.
Por, duket se Laçi do të ketë një rikthim të rëndësishëm për këtë ndeshje, pasi me skuadrën është bashkuar edhe sulmuesi dhe golashënuesi kryesor në skuadër, Kirian Nuabueze. Ai kreu një operacion në sy dhe është gati për takimin e radhës, duke u stërvitur me gurpin e lojtarëve…
Ai ka filluar që të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa trajneri Shpëtim Duro duket gjithnjë e më tepër optimist në prag të ndeshjes në Fier, ku synimi janë 3 pikët…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment