

Mërgim Vojvoda ishte titullar në ndeshjen e djeshme të Torinos ndaj Milanit në San Siro në kuadër të Kupës së Italisë. Por, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës nuk ia doli ta mbyllte të plotë 90-minutëshin duke qenë se fushën e braktisi i dëmtuar.
Anësori që po vlerësohet gjithnjë e më shumë te Torino, pati probleme me shpatullën. Ndërkaq, nëpërmjet një reagimi zyrtar, Torino tregon se gjendja e Vojvodës do të monitorohet ditë pas dite për të dalë në një përfundim.
Ndërkohë, shpresohet që lojtari të mos ketë një zhvendosje e cila më pas do të kërkonte edhe më shumë ditë për t’u rikuperuar dhe që do të zgjaste kohën e rikthimit në fushë. /VipSport.al/
more recommended stories
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Lorenco Vila: Sot e kishim detyrim fitoren. Nuk kemi dominuar vetëm në një ndeshje
Lorenco Vila e sheh si rrjedhë.
Krymi: Kukësi ka dal jashtë garës për titull, e duam shumë fanelën e Vllaznisë
Vllaznia duket se krahas synimeve madhore.
Martini: Fjalët e Dovedan? I them faleminderit. Për Vllazninë bëri diferencën që nisi kampionatin pa presion
Teuta më në fund theu mallkimin.
Leave a Comment