

Miralem Pjaniç po luan sezonin e parë me fanellën e Barcelonës, teksa në verë u bë pjesë e një shkëmbimi të bujshëm me Artur. Mirëpo, boshnjaku duket se ka hasur oak vështirësi në adaptimin me lojën që aplikojnë katalanasit duke qenë se deri tani ka luajtur vetëm 40% të minutave në të gjithë kompeticionet ku Barcelona ka marrë pjesë.
Ndërkohë, zhgënjim për trajnerin Ronald Kuman është edhe fakti se mesfushori ende nuk ka asistuar apo të ketë shënuar. Ndaj, edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Elçes, holandezi dukët sikur i ka dhënë një ndëshkim ish-juventinit duke qenë se e la gjatë në nxehje, por sërish vendosi të mos e aktivizonte edhe pse kishte zëvendësime në dispozicion.
Ndaj, Pjaniç duhet të ndryshojë marsh, ndryshe rrezikon të shpërdorojë një mundësi të artë në karrierë. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment