

Kukësi është në një situatë aspak të mirë duke qenë se ndaj Vllaznisë pësoi humbjen e katërt radhazi. Verilindorët nuk janë mësuar të jenë në këto kushte, ndaj presidenti i Nderit, Safet Gjici ka dashur të “zgjojë” skuadrën me një mbledhje, teksa në dyshim është edhe posti i trajnerit Rrahman Hallaçi.
Madje, së fundmi ka dalë në skemë emri i Bledar Devollit, i cili u emërua në këtë sezo si trajner i Drenicës në Superligën e Kosovës.
Megjithatë, vetë Devolli ka mohuar një interesim nga Kukësi dhe në një prononcim për Abcnews, ka theksuar se po drejton fazën përgatitore të Drenicës. ” Jam në krye të Drenicës dhe po drejton fazën përgatitore në Durrës”, ishin fjalët e Devollit.
Sakaq, mbetet për t’u parë tashmë se çfarë zhvillimesh do të ketë nga kampi i kuksianëve, të cilët kërkojnë kthesën në kampionat. /VipSport.al/
more recommended stories
S’ka ekipe pjesëmarrëse, ja pse Kategoria e Tretë është shtyrë pa afat!
Kategoria e Tretë pritej që të.
Largimi i Morieros, flet Pontreli: Dinamo është më e madhe se emrat e përveçëm. Trajneri i ri nga familja dinamovite
Largimi i Françesko Morieros nga drejtimi.
Sporti shqiptar humb personazh, Partizani del me mesazh ngushëllimi!
Pandemia e “Covid-19” nuk po kursen.
Dita e shqiptarëve në Rumani, Papa e Fili në fushë, Vajushi shënon
Ditën e djeshme, lojtarët shqiptarë që.
Leave a Comment