Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Kukësi bën goditjen e madhe, lojtari i Lituanisë firmos për verilindorët

Klubi i Kukësit ka filluar të bëjë lëvizjet me të cilat shpreson të ndryshojë situatën dhe të kthehet në rrugën e fitoreve e luftën për Europën. Verilindorët kanë premtuar goditje të rëndësishme në merkato dhe sot kanë bërë një të tillë, duke përforcuar prapavijën.

Për Kukësin ka firmosur sot mbrojtësi i djathtë i përfaqësueses së Lituanisë, Rolandas Baravykas, i cili ka firmosur për një vit e gjysmë me verilindorët. Ky është një nga përforcimet e para për Hallaçin, i cili duhet të rregullojë sidomos mbrojtjen e mesfushën, që kanë lënë shumë për të dëshiruar në pjsën e parë të këtij edicioni.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Rolandas Baravykas është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi lituanez, ka firmosur ditën e sotme të merkatos kontratën me klubin tonë deri në verën e vitit 2022, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.

Mbrojtësi 25-vjeçar vjen nga kampionati qipriot i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin në stërvitje. Baravykas është njëkohësisht edhe futbollist i kombëtares lituaneze të futbollit duke u aktivizuar në 20 ndeshje e duke shënuar 1 gol. Ai ishte në “Air Albania” edhe në ndeshjen që kombëtarja shqiptare luajti ndaj Lituanisë por për arsye shëndetësore nuk u aktivizua.

Mbrojtësi lituanez ka luajtur me ekipe si Altantas e Zalgiris ndërsa së fundmi është aktivizuar me ekipin e Nea Salamis në Qipro.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Baravykas!