Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ktheu përsëri Vllazninë në majë, në Shkodër festojnë datëlindjen e Brdariç

Nëse Vllaznia po ecën me një ritëm që nuk e ka pasur asnjëherë më parë në dy dekardat e fundit, meritë është padyshim e arkitektit të saj, Thomas Brdariç, i cili ka ditur të marrë maksimumin nga një grup lojtarësh të talentuar. Një ekip që fiton por që mbi të gjitha argëton publikun shkodran.

Dhe ky i fundit ka qenë mjaft mirënjohës ndaj ekipit e sidomos trajnerit, i cili tashmë ka statusin e një idhulli në qytetin verior. Për këtë arsye, dita e sotme është një ditë feste në Shkodër, pasi tekniku gjerman feston 46-vjetorin e tij.

Tifozët kanë dashur që ai të ndjejë pak nga dashuria e tyre për teknikun dhe e kanë përshëndetur në mënyrën e tyre. Kështu, në një nga rrugët kryesore të Shkodrës, mbrëmë në mesnatë është shfaqur shkrimi “Gëzuar ditëlindjen Brdariç”, që i kushtohej trajnerit, foto që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale edhe nga vetë tekniku si falënderim për këtë gjest të vogël, por shumë domethënës. /vipsport.al/