

Vllaznia duket se krahas synimeve madhore që ka është duke iu dhënë hapësira edhe lojtarëve shkodranë, që kanë qenë aty, por në hije. Arlind Kalaja sot shënoi golin, ndërsa me Brdariç është duke kapur formën më të mirë. Ndëkrohë, që Ardit Krymi që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit është i lumtur për këtë fitore me “peshë” dhe në “gol pas goli”, pas ndeshjes me kuksianët kanë pohuar: “Normalisht nëse kemi këtë ecuri të mirë kanë të bëjnë shumë edhe fjalët e trajnerit, që na ka lënë gjithmonë me këmbë në tokë. Duke parë diferencat që janë, nuk është se na rrezikoi Kukësi të them të drejtën. Nuk është se na vuri në vështirësi veç minutave të fundit. Mendoj se Kukësi ka dalë jashtë gare, se 15 pikë nuk janë pak”.
“Ka të bëjë shumë edhe gjendja ku kemi qenë vitet e tjera, se është gjë tjetër të luash për Europën, e je më lirshëm, është gjë tjetër të luash për mbijetesë, se ajo ka presion”.
“Të them të drejtën, munegsa e tifozvë nuk ka qenë avanatzh, e vuajmë shumë mungesën dhe kemi shumë nevojë për ta. Luajmë për një fanellë që e kemi vuajtur shumë dhe e duam shumë”, – tha Ardit Krymi, një nga lojtarët e spikatur të skuadrës së Vllaznisë.
/Vipsport.al/
more recommended stories
Bregu: I fal dy golat për tre pikët, më vjen keq për djersën e çunave. Krasniqi është më i miri i kampionatit
Dejvi Bregu ka qenë protagonist i.
Ibraimi: Më e lehtë me një sulmues tjetër në krah. Kërkoj falje për kartonin, moment euforie
Agim Ibraimi e ka cilësuar një.
Sherri në fund të ndeshjes, pezullohet dy javë trajneri i Drenicës, Devolli
Në fund të sfidës, Drenica-Besa në.
Nesër Bylis-Skënderbeu, ja situata te ballshiotët
Në Ballsh tashmë e gjithë vëmendja.
Leave a Comment