

Aventura e Julen Lopetegi te Real Madrid zgjati shumë pak, saktësisht nga gushti i vitit 2018 deri në tetor të po atij viti, teksa tekniku u shkarkua pas një humbje 5-1 në El Classico. Megjithatë, edhe pse një periudhë e shkurtër në krye të madrilenëve e shoqëruar me rezultate negative, spanjolli ia ka dalë të lërë përshtypje pozitive, sidomos te një prej ish-lojtarëve të tij.
Fjala është për Toni Kros, me mesfushorin që së fundmi është shprehur se i ka ardhur keq kur Lopetegi është shkarkuar, por është lumturuar kur ai fitoi Europa League me Seviljen.
“Shkakrkimi i Lopetegit ishte diçka që më lëndoi shumë, ai është një menaxher top, por edhe një njeri shumë i mirë. Thjesht nuk pati fat dhe pati një periudhë shumë të keqe kur ishte trajner këtu te Reali. Por, unë isha jashtëzakosnisht i lumtur kur ai fitoi Europa League me Seviljen e tij”, u shpreh Kros. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës mëson 16 skuadrat. Nesër hidhet shorti, mund të ketë finale të parakohshme
Ndeshjet e sotme në Ligën e .
VIDEO / Fair Play në Ligën e Europës. Kundërshtari dëmtohet vetë, “i keqi” i Rejnxhërs ndal sulmin
Alfredo Morelos është një lojtar i.
VIDEO / Milani kualifikohet me vuajtje në Ligën e Europës, eliminohen Leister e Leverkusen
Milani ka siguruar praninë në turin.
Panuçi: Unë, i preferuari i Kapelos se isha i vërtetë. Më mirë të mos flas për Kasanon
Kristian Panuçi e cilëson veten njeri.
Leave a Comment