

Një krizë e papritur apendiciti dhe një operacion urgjent ka bërë që Lacio të humbasë lojtarin më në formë të saj në këtë periudhë. Luis Alberto, ai i cili kishte spikatur në sfidat e fundit me lojën në mesfushë, por edhe me realizimet në sulm, do të jetë mungesë e sigurt për të paktën dy ndeshjet e radhës.
Sipas mediave italiane, futbollisti sot ka pasur një krizë apendiciti dhe pas konsultimit me mjekët është vendosur operimi i tij i menjëhershëm. Operacioni ka shkuar me sukses, por lojtarin tashmë e pret një periudhë e shkurtër rikuperimi që do e lërë jashtë fushave të lojës, në pushim absolut. Përllogaritet që minimalisht ai të qëndrojë jashtë fushave për 10 ditë e kjo do të thotë se do të humbasë si ndeshjen e Kupës kundër Parmës, ashtu edhe ndeshjen e rëndësishme në kampionat ndaj Sasuolos, një skuadër e cila në këtë sezon është kthyer në rivale për një vend në Europë.
Në klub ka optimizëm se ai mund të kthehet pas këtyre sfidave, ndaj që tani është bërë gati plani i riaftësimit për ndeshjen e javës së ardhshme, kur Lacio të ndeshet me një nga rivalët më të fortë për një vend në Ligën e Kampioneve, Atalantën. /vipsport.al/
more recommended stories
Nga numri 10 i Milanit, shok skuadre me Telushin. Neftçi është gati për transferimin e bujshëm
Bruno Telushi mund të ketë shumë.
Kolumbia mban në ajër Nejmar&Co për Katar 2022: Asnjë avion nga Brazili nuk shkel vendin tonë
Ndeshja e kualifikuesve të Botërorit 2022.
Frikë nga COVID-19 dhe refuzimet, rivali i Shqipërisë në Botëror grumbullon 35 lojtarë
Situata e paqartë me COVID-19 në.
Ndryshon përsëri rregulli për prekjen e topit me dorë në zonë, tani mund të lejohet gol
IFAB, organizata e cila në bashkëpunim.
Leave a Comment