Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Kritikoi Federatën, presidenti i Prishtinës përjashtohet 1 vit

Federata e Futbollit në Kosovë duket se është po aq e hapur ndaj mendimit ndryshe sa FSHF në vendin tone. Ka mjaftuar një intervistë ku presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, të kritikonte FFK-në që kjo e fundit ta dërgonte atë para Komisionit të Disiplinës që nuk ka ngurruar të dënojë drejtuesin e klubit kryeqytetas me një vit përjashtim nga aktivitetet sportive.

Në një intervistë të dhënë për “Insporti”, Ejupi kishte folur ashpërsisht kundër drejtimit që ka Federata, duke hedhur dyshime për keqmenaxhimin e fondeve apo paravendosje të rezultateve të ndeshjeve të përfaqësueses.

“Është dashur të mbahet Kuvendi, ka keqpërdorime shumë të mëdha. Shume herë kemi kërkuar që të bëhet një auditim nga jashtë, të pavarur, por jo auditim që e bëjnë ata sipas dëshirës së tyre, thirren se është një auditim i rregullt, por nuk është ashtu. Është një injorancë totale aty brenda. Është një pjesë, një strukturë që punon për interesa personale, kështu që lë shumë për të dëshiruar. Si humbja e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, me atë humbje ne kemi humbur 15 milionë euro. Lë për të dyshuar pse futbollistët nuk arritën të grumbullohen, pse në momentin kyç u infektua përzgjedhësi Bernard Challandes, besoj që nuk ka pranuar të jetë pjesa e ndeshjeve. Shumë ka dyshime të mëdha se si është humbur edhe ndeshja me Slloveninë, lë dyshime në bastore”, janë fjalët e Ejupit për të cilat FFK ka vendosur që ta denojë me një vendim të paprecedent. Dënim që mund të ketë pasoja pasi bëhet fjalë për një prej investitorëve më të rëndësishëm në futbollin kosovar prej shumë vitesh. /vipsport.al/