

Sot në mbrëmje luhet Inter-Juventus, një sfidë e cila gjithnjë ka interes të madh, ndërsa tashmë vëmendja është edhe më shumë duke qenë se luhet për titullin. Në pankinën e Inter, është një nga ata që ka bërë histori me Juventusin siç është Antonio Konte.
Por, trajneri nuk ka aspak bilance të mira përballë bardhezinjve pasi gjatë historisë si trajner ka humbur ndaj ish-skuadrës së tij. Kështu, ndeshja e parë e Kontes kundër Juventusit ka qenë kur ai drejtonte Arezzon në vitin 2007. Përballë Juventusit në Serinë B, humbiste me rezultatin 1-5. Humbja e dytë vjen teksa drejtonte Atalantën në vitin 2009, në atë periudhë Juventusi e mposhtte me rezultatin 2-5.
Ndërkohë, dy humbjet e radhës erdhën në sezonin e kaluar nën drejtimin e Interit, teksa torinezët fituan në të dyja takimet me rezultatet 1-2 dhe 2-0. Kështu, sot Konte do të kërkojë të ndryshojë historinë dhe të provojë të mundë të kaluarën e tij për herë të parë. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment