Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Konfirmohet borxhi i frikshëm i Barcelonës, 1,2 miliardë euro detyrime!

Klubi i Barcelonës është një prej atyre që gjeneron më shumë të ardhura në futbollin botëror, por edhe ka shpenzime jashtëzakonisht të larta për lojtarët dhe aktivitetet që kryen. Një problem i madh për katalanasit, të cilët tashmë bëhen gati të shtërngojnë rripin për të evituar një falimentim të mundshëm pasi rezulton se kanë një borxh të frikshëm ndaj palëve të treta, përfshirë edhe klubeve të cilëve u paguajnë me këste lojtarë që u kanë blerë.

Gazeta katalanase “Sport” ka publikuar raportin e fundit financiar të klubit, që tregon se Barcelona u detyrohet palëve të treta 1,173 miliard euro. Një shifër e jashtëzakonshme, që e vendos këtë klub në rrezik falimentimi, pasojë e një keqmenaxhimi që i është bërë nga presidentet Rosell e Bartomeu, të cilët kanë shpenzuar për shumë vite radhazi më shumë se sa kishte kapacitet fitimi në klub dhe kësisoj, kanë ngarkuar bilancet me shifra që bëhen të papërballueshme si pasojë e pandemisë.

Nga kjo shifër, rezulton se klubi u ka borxh klubeve të tjera shumën e 322 milionë eurove, për këste kontratash që nuk ka paguar ende. Klubi i detyrohet për shembull 69 milionë euro anglezëve të Liverpulit, si pjesë e pagesës prej 146 milionë eurosh të Filip Kutinjos. Edhe për Frenki De Jong, Ajaksit i është paguar deri tani vetëm një çek prej 20 milionë eurosh me 64 milionë euro të tjera që mbetet të paguhen.

Arthur, edhe pse ka kaluar te Juventusi, mbetet një telash për Barcelonën që duhet t’i paguajë ende Gremios 21 nga 31 milionë eurot që palët dakordësuan për transferimin e tij në Spanjë. Ndërkohë në listë është edhe Bajern Mynih të cilit Barcelona i detyrohet edne 950 mijë euro për transferimin e Arturo Vidal. /vipsport.al/