Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Klubi i dënoi me Tiranën, Gjata: Ja pse festova me Mihanën dhe Sotën

Mario Gjata mund të jetë zbulim jo vetëm në Fier, por edhe në Superiore. Sulmuesi që ka dalë nga moshat e Apolonisë dhe që ka realizuar 4 gola deri më tani, ndaj Laçit i dha 3 pikët skuadrës bardhejeshile. Kujtojmë që pak kohë më parë, pati një mosmarrëveshjes mes tij, Mihanës dhe Sotës, me këtë të fundit që në Fier i kanë hequr edhe shiritin…

Pas ndeshjes së sotme me Laçin në “Loni Papuçiu”, sulmuesi i skuadrës fierake, Mario Gjata ka pohuar: “ Festova me Sotën e Mihanën meqë kemi që te moshat e Apolonisë bashkë dhe kjo është arsyeja. Duke parë edhe moshën e re, rezultatet negative që kemi pasur, mendoj se na nënvlerësojnë disi, por kemi bërë një kthesë nga fillimi i kampionatit deri tani”.

“Mua trajneri që ka ardhur me ka ndihmuar shumë, se ka qenë sulmues e ka luajtur në nivele të larta, ndihem mirë me të, e kam pyetur për disa probleme e lëvizje dhe kam marrë përgjigje të qarta”, – tha Marjo Gjata, sulmuesi premtues i skuadrës së Apolonisë dhe një nga elementët me perspektivë në Superioren tonë.

/Vipsport.al/  

cpluskey.com