Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Klubet italiane kërkojnë Rei Manajn, Barcelona heziton për sulmuesin

Kthimi i Rei Manajt në futbollin italian nuk është më thjesht një thashethem i merkatos. Klubet në Serinë A dhe B interesohen realisht për lojtarin e përfaqësueses shqiptare, por ndeshen me nëj pengesë serioze nga klubi i Barcelonës, që ka një kusht për ta lënë të largohet.

Sipas mediave italiane, Krotone në Serinë A dhe Peskara në Serinë B, janë dy klubet të cilat janë të gatshme të afrojnë sulmuesin kuqezi. Ky i fundit po luan përsëri rregullisht me ekipin e dytë të Barcelonës, por duke qenë në kategorinë e tretë spanjolle, e ka të vështitrë që të tregojë siç duhet vlerat e tij, ndaj është i hapur ndaj kthimit në futbollin italian.

Por në këtë mes, ajo që bëhet pengesë është Barcelona. Katalanasit, nga njëra në duan të largojnë futbollistin shqiptar pasi plani i tyre për të çuar ekipin e dytë në La Liga 2 nuk ishte i suksesshëm. Nga ana tjetër, nuk duan ta lënë të ikë në huazim, por të rikuperojnë një pjesë të parave që shpenzuan për të duke e blerë nga Albacete. Për këtë arsye, të dy klubet italiane kanë marrë përgjigje negative për huazimin, duke u bërë të qartë se Manaj mund të largohet vetëm si i transferuar përfundimisht, duke paguar kartonin e tij për një vlerë që në klub e përllogarisin rreth 2 milionë euro, aq sa shpenzuan për ta blerë. /vipsport.al/