Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Klop leksione të riut, erdhi me Rolex dhe Mercedes në stërvitje

Thuhet shpesh se lojtarët e rinj në kohët e sotme janë shumë ndryshe nga të rinjtë e kohëve të kaluara. Tashmë, një futbollist 18-vjeçar mund të ketë përfituar mjaftueshëm financiarisht për të pasur në garazhdin e tij markat e makinave më luksoze, sende personale të shtrenjta dhe kështu e gjithë jeta e tij kthehet në luks, duke lënë paksa mënjanë fushën e gjelbërt.

Në këtë formë, shumë prej tyre nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë dhe nuk ia kanë dalë të bëjnë karrierë. Këtë ka kërkuar ta evitojë trajneri i Liverpul, Jurgen Klop, i cili i ka dhënë një leksion njërit prej të rinjve në skuadrën e tij. Ngjarjen e tregon mbrojtësi Dejan Lovren, i cili thekson se i riu kishte ardhur në qendrën stërvitore me një makinë Mercedes dhe me një orë Rolex.

“Një djalosh 18-vjeçar, të cilit nuk dua t’ia them emrin, erdhi në qendrën sportive me një Mercedes dhe me një Roleks prej ari. Klop e pyeti se me çfarë makine kishte ardhur, ndërsa djaloshi ia ktheu se kishte ardhur me Mercedes. Më pas sërish Klop e pyeti se çfarë ishte ajo që kishte në dorë, teksa ai i tha se ishte një Rolex.

Dhe sa ndeshje ke bërë me ekipin e parë i tha Klop, ndërsa djaloshi duke e kuptuar se për çfarë trajneri po ia bënte të gjitha pyetjet, i tregoi se nuk ka asnjë minutë me ekipin e parë. Ai reagoi ditën tjetër dhe nuk e kishte më orën Rolex, ndërsa erdhi me një makinë që binte më pak në sy”, u shpreh Lovren. /VipSport.al/