Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Kilian Mbape i mban të gjithë në ajër: Nuk kam vendosur ende për të ardhmen

Kilian Mbape duket se do të bëjë të vuajnë për një periudhë të gjatë klubet që kërkojnë shërbimet e tij, duke filluar nga PSG që po insiston që t’i rinovojë kontratën e cila përfundon në vitin 2022. Futbollisti ka pranuar mbrëmë se nuk ka vendosur ende asgjë sa i përket rinovimit apo largimit, me Real Madrid e Liverpulin që janë të interesuara për futbollistin.

“Jemi në bisedime me klubin për të gjetur një projekt të përshtatshëm. E kam thënë që po mendohem, pasi besoj se nëse firmos, do të ishte për një projekt afatgjatë për PSG-në.

Unë jam shumë i lumtur këtu, kam qenë gjithmonë shumë i lumtur. Tifozët dhe klubi më kanë ndihmuar gjithmonë dhe për këtë do t’u jem gjithmonë mirënjohës. Por unë dua të mendohem se çfarë do të bëj në vitet e ardhshme, ku dua të jem. Kjo ëhstë ajo për të cilën po reflektoj.

Do të duhet të marr shpejt një vendim, por po mendohem. Nëse do ta kisha një përgjigje tani, do ta jepja. Nuk dua të firmos një kontratë dhe pas një viti të them që dua të largohem. Nëse firmos, është për të qëndruar këtu dhe kjo më bën të kërkoj kohë të mendohem”, tha 22-vjeçari. /vipsport.al/