

Nuk ndalet skuadra e Luzit që synon me patjetër të ngjitet në Kategorinë e Parë, nën drejtimin e trajnerit Olti Kërnaja që është duke punuar shumë me grupin, ndonëse pritet që të ketë edhe 2-3 afrime cilësore. Klubi i Luzit ka zyrtarizuar dy afrimet e radhës në këtë merkato të dimrit.
Bëhet fjalë për Viktor Memën dhe Xhuljan Turhanin, të cilët kanë arritur marrëveshjen me ekipin kavajas për të qenë pjesë e tyre në gjysmën e dytë të sezonit. Mema vjen nga skuadra e Elbasanit dhe luan si mbrojtës.
Është prodhim i Akademisë së Partizanit dhe vjet ka luajtur me skuadrën B. Ndërsa Turhani ka një “CV” të pasur në kategoritë inferiore. Qendërmbrojtësi ka luajtur me Korabin, Dinamon, Turbinën dhe Vorën.
Ndërkohë që beratasi Klevis Shaqe, që ka debutuar me skuadrën e Tomorit që në moshë të vogël, pasi luajti me Besën një sezon u bë pjesë e skuadrës së Turbinës në verën e shkuar. Shaqe një lojtar energjik dhe elegant është bërë pjesë e skuadrës së Drenicës në Superligën e Kosovës, aty ku ai synon që të rritet edhe më shumë, ndërsa klubi Drenicës ka mbajtur edhe 50% të kartonit të lojtarit nga kjo transfertë.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Luhet klasikja, Brdariç ,me “artileri” të plotë në “Loro Boriçi”
Vllaznia pas barazimit në Korçë pret.
Surpriza e merkatos së Partizanit mbetet jashtë listës së Kombëtares për Lojërat Olimpike
Merkato e Partizanit në muajin janar.
Sadiku e mbyll me gol turneun në Brazil, tani mendjen te Kupa Libertadores
Armando Sadiku e ka mbyllur me.
Dy talentet e ftuar nga Cungu, Shani e Hysenagolli: Nder që përfaqësojmë ngjyrat kuqezi, synojmë më të mirën
Me Armando Cungun si trajner, Kombëtarja.
Leave a Comment