

Burreli dhe Luzi në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit kanë luajtur sot një ndeshje miqësore në Kamzë, ku matjanët kanë bërë diferencën, ndërsa skuadra e Luzit 2008 që militon në kampionatin e Kategorisë së Dytë, grupi A duhet theksuar se ka bërë paraqitje të mirë.
Matjanët, në saj edhe të kualiteteve të shumta që kanë në gjirin e vet kanë fituar me rezultatin, 4-1, ku Raboshta, që shënoi dy gola si dhe nga një gol Donati Toma Kurbneshi. Ndërsa për skuadrën e Luzit realizoi Gëzim Hoxha.
Ndërkohë që duhet theksuar se në këtë ndeshje në të dyja skuadrat ka pasur lojtarë në testim.
Sa u përket afrimeve Xhuljan Reçi ka lënë Korabin dhe pas Xhebrahimit u bashkohet shijakasve të Erzenit nw Grupin A tw Kategorisw sw Parw. Reçi është një lojtar me perspektivë, por që nuk i mungon eksperienca në Kategorinë e Parë.
Kurse Besa e Kavajës, sot ka prezantuar një nga afrimet e bujshme të kësaj merkatoje, Eraldo Hysenin, që fitrmosi pak ditë më parë duke u largua nga Timori për shkak të një konflikti me trajnerin Bledar Sinella.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
VIDEO / Espanjol u tregon tifozëve “Pitbullin” Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo
Keidi Bare është kthyer në një.
Dëshira për t’u përballur me më të mirët, Berisha: Do bëjmë gjithçka për t’u kthyer në Serinë A
Etrit Berisha synon që etapa e.
VIDEO / “Një e enjte e paharrueshme”. Kumbulla karikon Romën me golin e tij
Marash Kumbulla do të mbetet jashtë.
Leave a Comment