

Vllaznia luan ndeshjen e radhës ditën e nesërme në transfertë ndaj Bylisit. Shkodranët duan të ruajnë vazhdimësinë, teksa trajneri Tomas Bërdariç do të ketë të gatshëm edhe Erdenis Gurishtën, që në sfidën e mungoi për shkak pezullimi. Kapiteni ka qenë në konferencë për shtyp ditën e sotme, ku theksoi vështirësitë që shkodranët do të hasin në fushën e Bylisit duke qenë se nuk ka të njëjtën cilësi si ajo e Loro Boriçit apo Elbasan Arena.
“E kam lënë pezullimin pas dhe jam i lumtur që jam rikthyer, siç isha i lumtur për ndeshjen që zhvilluam ndaj Kukësit. Kruja e bëri shumë mirë rolin e mbrojtësit të djathtë. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës”.
Bylis? “Nuk duhet parë klasifikimi, nuk është skuadra e sezonit të kaluar por Bylis është shumë agresiv në fushën e vet. Do jetë e vështirë, ata kanë në favor fushën që nuk ka nivel si e jona apo edhe ajo e Elbasanit. Të marrim masat dhe të shkojmë atje vetëm për tri pike”.
Goli i parë këtë sezon? “Shpresoj që të vijë edhe goli im i parë këtë sezon. Pak rëndësi ka kush shënon te Vllaznia, rëndësi ka të fitojë ekipi”, u shpreh Gurishta. /VipSport.al/
more recommended stories
Legjendat kujtohen gjithmonë, një rrugë në Tiranë tani mban emrin e Ali Memës
Ali Mema, një nga legjendat e.
VIDEO / Balaj me asist shpëton Shturmin, por kreu largohet gjithnjë e më shumë
Bekim Balaj ka shpëtuar skuadrën e.
IPKO Superliga/ Prishtina nuk fal në shtëpi, Gjilani ndalet në barazimin e tretë radhazi
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Kategoria e Parë, B/ Egnatia nuk e diskuton Turbinën dhe afrohet me Superioren, Flamurtari për notën 4
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Leave a Comment