Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Kaosi te Tirana, Sokol Bulku bën përgjegjës Osmanin: Me urdhër të tij dolën 12 lojtarë në nxemje

Sokol Bulku është një element i cili njeh mirë Tiranën, pasi për shumë vite ka veshur fanellën e bardhebluve. Ish-futbollisti ka luajtur edhe përkrah emravë si Mema, Egbo e Dede të cilët janë ulur në vitin e fundit në pankinën e Tiranës dhe janë larguar mes polemikave. Sipas tij, rasti më i pakuptimtë është i fundit, ai i largimit të Nevil Dedes, i cili ka parë t’i ndërhyhet në punën e tij jo direkt nga presidenti. Në Intervistën për “Ora News”, Bulku cilësoi përgjegjës Tefik Osmanin, i cili ka tejkaluar postin që mban në klub me veprimet para ndeshjes së djeshme.

“Po ta shikosh dhe po ta dëgjosh çfarë na është servirur në media, po të nxitohesh do të arrish në një konkluzion të gabuar. Për mendimin tim, këtu kemi një përplasje të dy institucioneve, të klubit dhe të trajnerit. Që të dyja palët kanë një objektiv të përbashkët: të ecë puna mirë.

Unë mendoj se deklaratat e klubit nuk janë shumë të sinqerta. Kur flas për klubin nuk flas për presidentin. Flas për gjithë strukturat që e përbëjnë klubin. Unë di që para ndeshjes Drejtori Sportiv ka nxjerrë me urdhërin e tij 12 lojtarë në fushën për të bërë nxemjen. Ndërkohë trajneri ka nxjerrë 11 lojtarë në fushë. Unë kam qenë edhe lojtar, edhe pjesë e stafit të Tiranës. Unë di që dalin 11 lojtarë. Dhe nëse dalin 12 veta atëherë është një lojtar që mund të jetë i dëmtuar por që pret ok-in gjatë nxemjes.

Ti nuk mund të ndërhysh ditën e ndeshjes. Prandaj them klubi nuk është treguar shumë i sinqertë. Se drejtori sportiv nga dita e premte në ditën e dielë është përgatitur ndeshja anti-Laç, pa derbit dhe gjatë këtyre tre ditëve drejtori sportiv mund të komunikojë me trajnerin për ndonjë lojtar. Pra, presidenti nuk duhej përfshirë fare në këtë temë. Ka drejtorin sportiv. Drejtori sportiv duhet të mbante përgjegjësinë dhe ta çonte deri në fund veprimin që ka bërë“, tha Bulku. /vipsport.al/