

Apolonia nuk ka arritur të përsëritë fitoren e bukur të regjistruar ndaj Laçit, pasi sot u mund në shtëpi nga Kukësi duke ndalur atë ecuri të mirë të javëve të fundit. Por trajneri Françesko Kamarata ka qenë i kënaqur me atë që ka parë në fushën e lojës. Për “SuperSport” ai tregoi pas sfidës se ekipi e kishte bindur me atë që kishte dhuruar, edhe pse në fund rezultati i kishte dënuar fierakët.
“Sot ishte ndeshje me dy fytyra. Ata në fillim na vunë në vështirësi në 25 minutat e para dhe shkuan në avantazh. Pastaj filluam të luanim, goditëm shtyllën e traversën, ndërsa në pjesën e dytë skuadra bëri në paraqitje të mirë se barazoi dhe patëm 2-3 raste të pastra për të kaluar në avantazh.
Pastaj ligji i futbollit është që kur nuk shënon e pëson. Por jam gjithsesi i kënaqur me djemtë, sidomos në pjesën e dytë, se është rruga e duhur për të arritur objektivat.
Si e kam thënë me parë, skuadra është e gjallë, sot tregoi se mund të shënojë shumë gola dhe duhet të besojë deri në fund. Tani ta harrojmë këtë ndeshje se duhet të mendojmë për të dielën ndaj Skënderbeut. Pastaj sa i përket merkatos, klubi po punon dhe jam i sigurt se do të bëjë më të mirën e mundshme”, tha Kamarata. /vipsport.al/
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment