

Drejtuesit e Juventusit mbeten në kërkim të një sulmuesi në këtë merkato janari. Trajneri Andrea Pirlo kërkon që në organikën e tij të mos ketë vetëm Alvaro Moratën, pasi në ndeshje të caktuar spanjolli duhet të pushojë, apo mund të ketë edhe raste pezullimi apo dëmtimi. Me Ronaldon dhe Dibalën që nuk përshtaten në qendër, bëhet kështu e detyrueshme një blerje.
Mirëpo, për të gjetur të duhurin nuk është e lehtë. Torinezët preferonin Milik, por në ditët e fundit polaku duket më pranë Marsejës, ndërsa edhe Napoli e lejon të largohet më lehtësisht jashtë Italisë. I radhës në listë ishte Skamaka i Xhenoas, por Sasuolo që ka në pronësi futbollistin nuk bën skonto. Ndaj, Juventus po kërkon jashtë Serisë A dhe në orët e fundit flitet për Uillian Hoze të Real Sociedad.
Megjithatë, ai që ka më shumë kuota është Kriztof Piotek. Ish-futbollisti i Milanit dhe Xhenoas që tashmë luan me Hertën, e njeh mirë kampionatin dhe nuk do të ketë nevojën për t’u përshtatur. Tashmë, mbetet për t’u parë me cilin bardhezinjtë do të gjejnë gjuhën e përbashkët. /VipSport.al/
more recommended stories
Turpërimi më i madh në historinë e Gjermanisë, Lev justifikohet: Lojtarët kishin frikë të udhëtonin
Joakim Lëv ka detyrën e vështirë.
Ish-sulmuesi i Interit akuzon: Suning na la pa rroga, edhe drejtuesit u treguan gënjeshtarë
Një nga blerjet më të bujshme.
Probleme për Milanin, Ibra mungon për tre javë dhe humbet sfidën me Junajtid. Edhe fantazisti turk i dëmtuar
Probleme madhore për Milanin dhe trajnerin.
Nesër kundër ekipit të Ismajlit, Pirlo: Nuk i kishim parashikuar të gjitha dëmtimet, djemtë besojnë
Juventus do të rikthehet në fushë.
Leave a Comment