

Pak kohë më parë, Juventus u prek nga COVID, teksa tre futbollistë rezultuan të infektuar. Kuadrado, De Ligt dhe Aleks Sandro. Nëse dy të parët iu bashkuan skuadrës më shpejt, braziliani ka marrë konfirmimin vetëm në mbremjen e djeshme.
Në këtë formë, 30-vjeçari do t’i bashkohet grupit sot dhe pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Andrea Pirlo në çerekfinalen e sotme ndaj SPAL në Kupën e Italisë. Ndërkohë, rikthimi i mbrojtësit anësor është i rëndësishëm për teknikun, i cili në takimet e fundit është detyruar në atë rol të improvizoj Danilon, apo të aktivizojë të riun Frabota, zgjedhje që në fakt nuk garantojnë shumë siguri dhe kjo u vu në dukje në ndeshjen e humbur ndaj Inter.
Megjithatë, tashmë Sandro pritet të marrë rolin e tij në korsinë e majtë për të ndihmuar ekipin me eksperiencën e tij. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Marshimi rekord i Sitit vazhdon i pandalur, tani ai i Bajernit është vetëm 2 fitore larg
Mançester Siti ka shkuar sot 15.
VIDEO / Juventusi kthehet te fitoret, Specia e Ismajlit dorëzohet në pjesën e dytë
Juventusi u është kthyer përsëri fitoreve.
Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret!
Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin.
Ka Ibrën në Sanremo, Pioli: Festivali mbaron vonë, do të shoh Juventus-Spezia
Festivali i Sanremos është shumë i.
Leave a Comment