Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Josa përjashton Kukësin nga titullin: Do mundohemi për Kupën e Shqipërisë, në garë për vendin e 2 dhe të 3

Mirel Josa është prezantuar ditën e sotme si trajner i Kukësit teksa ka folur në konferencë për shtyp. Tekniku duket se ka rivendosur objektivat dhe nuk përmendi fjalën titull, por theksoi se skuadra është në garë për vendin e dytë dhe të tretë, si dhe për Kupën e Shqipërisë. Nga ana tjetër, u shpreh se kalimi te Kukësi ishte rastësi.

“Objektivat – Ne do të mundohemi për Kupën e Shqipërisë, jemi në garë për vendin e dytë dhe tretë. Të përmirësojmë veten, dhe të shohim gabimet me ata që na dalin përpara. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbështetje sa më të plotë të skuadrës.

Planet – S’dua t’i tregoj se do m’i kojpjojnë. Bëj shaka. Edhe ekipi më parë kanë bërë lëvizjet e tyre me trajnerët brenda përbrenda për të riparuar gabimet. Planet do ti shikojmë në varësi të situatës dhe gjendjes së lotjarëve qoftë dy mbrojtësit që kanë ardhur. Nuk do të thotë se këta lojtarë që do vijnë do i fusim direkt për të ndryshuar skuadrën. Nuk jemi në fazë përgatitore për të pritur përmriësimin e gjendjes fizike. Duhet të kemi dhe fat për gjendjen e tyre fizike dhe mënyrën si sillen në fushë.

Kam biseduar për afrimin e lojtarëve. Brenda nuk mund të sugjeroj dhe përpara një jave që do sjellë këta lojtarë. Këtu flasim për klub dhe interesa ekonomike të klubit. Do të shikojmë për lojtarë nga jashtë që janë në gjendje të mirë sportive. Kalimi te Kukësi ishte rastësi. Futbollistëve u thashë dje që të jemi të sinqertë”, u shpreh Josa. /Vipsport.al/