Jemini për penalltinë e Partizanit: Rast për t’u studiuar, dora nuk është në pozicion natyral

Një nga rastet që u përfol më shumë në javën që lamë pas në Kategorinë Superiore ishte penalltia e Apolonisë kundër Partizanit, kjo për shkak se ishte në minutat e fundit të lojës dhe se falë saj fierakët morën një pikë. Gjithçka erdhi si rezultat i një prekje me dorë në zonë nga ana e Brojës, teksa opinioni sportiv ishte i ndarë nëse penalltia qëndronte apo jo. Për këtë moment është shprehur edhe ish-arbitri, Lorenc Jemini në studion e Proçesit Sportiv. Jemini, theksoi se është një rast për t’u studiuar kjo penallti, ndërsa shtoi se dora e Brojës nuk është në pozicion natyral.

“Te Partizani keni një rast, me të cilin po merrem tre ditë me të. Ky është një rast për t’u studiuar në fakt sepse 50 veta thonë është penallti dhe 50 të tjerë thonë nuk është penallti. Unë futem te ata që thonë se nuk është penallti, por prapë me dyshim e them sepse ka një element që i vetmi problem është se dora nuk është në pozicion natyral. Kjo është e sigurt.

Problemi qëndron se topi bën dy kontakte të tjera para se të vijë te Broja, dhe Broja e ka ngritur dorën për faull. Por, ai nuk është në aksion dhe as ndërhyn apo pengon diçka dhe është aksidentale.

Po është e diskutueshme shumë se jam konsultuar me shumë njerëz dhe disa më kanë thënë që është penallti. Topi nuk i ka rënë në dorë as portierit të Apolonisë. Përgëzoj arbitrin që në minutën e 94 me siguri të plotë jep penallti sepse ka parë dorën lart”, u shpreh Jemini. /VipSport.al/

 

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al