Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Java e 17 ndahet në dy ditë, spikat dueli mes Partizanit dhe Vllaznisë

Ashtu si edhe kjo javë që lamë pas, edhe në atë pasardhësen, Kategoria Superiore do të jetë e ndarë në dy ditë. Ndeshjet e javës së 17 do të luhen të shtunën dhe të dielën e 30 dhe 31 janarit. Të shtunën, në orën 13:45, luhen ndeshjet mes Kastriotit dhe Bylis e Skënderbeut me Kukësin. Krutanët vijnë të motivuar pas ndalesës që i bënë Vllaznisë, ndërsa nëse ia dalin të fitojnë atëherë do të lenë shumë mbrapa zonën e rënies nga kategoria.

Nga ana tjetër, te Kukësi do të debutojë trajneri Mirel Josa i cili gjen përballë Skënderbeun, ekip ku arriti shumë suksese. Ndërkaq, të dielën, e gjithë vëmendja do të jetë e rezervuar për duelin mes Partizanit dhe Vllaznisë në orën 16:45. Të kuqtë do të provojnë të ndalin kiqeblutë dhe të hapin kampionatin, përndryshe një fitore e shkodranëve do t’i bënte të pakapshëm. Sakaq, para kësaj sfide, luhen edhe dy ndeshje të tjera, në orën 13:45. Tirana udhëton në Fier, teksa bardheblutë pas dy humbjeve radhazi duhet të kthehen në rrugën e duhur ndërsa duhet të mendojnë edhe pqr pozicionon e trajnerit pas largimit të Nevil Dedes.

Sakaq, fierakët në ndeshjet e fundit kanë marrë pikë dhe po luftojnë për të qëndruar në elitë, ndaj edhe përballë kryeqytetasve, motivimi do të jetë maksimal. Ndeshja tjetër e ditës së diel është mes Laçit dhe Teutës, teksa kurbinasit do të kërkojnë vazhdimësinë pas triumfit me Tiranën, ndërsa nga ana tjetër durrsakët nuk mund të lëshojnë sërish terren me kreun. /VipSport.al/

Ndeshjet, të shtunën:

13:45 Kastrioti-Bylis

13:45 Skënderbeu-Kukësi

Të dielën:

13:45 Apolonia-Tirana

13:45 Laçi-Teuta

16:45 Partizani-Vllaznia