

Inter-Juventus luhet nesër, mirëpo atmosfera Derbit të Italisë ka nisur të ndjehet, e bëhet më shumë prezente kur vendosin të flasin edhe ato lojtarë që e kanë përjetuar vetë këtë ndeshje. Një nga ta është Ronaldo, ish-sulmuesi brazilian i zikaltërve, i cili së fundmi është prononcuar për atë që konsideron blerjen më të mirë të Interit, Hakimi, ndërsa ka përmenduar edhe Kristiano Ronaldon e Lukakun.
“Ronaldo duket një lojtar ndryshe nga ai i Madridit, ka mësuar të menaxhojë më mirë, por diçka më duket identike si më parë: mund të qëndrojë në hije për të gjithë lojën dhe më pas në një minutë mund të të bëjë keq. Ronaldos i pëlqejnë ndeshjet e rëndësishme, sepse janë ato që kujtohen më shumë, ashtu si rekordet. Janë si një benzinë”.
Lukaku? “Ai sposton edhe pemët, nëse bën një gol për ndeshje atëherë është logjike që të mbështetesh te ai”.
Interi? “Nuk them se do të fitojnë titullin, por kanë gjithçka duhet për ta fituar. Një trajner që e njeh shumë mirë skuadrën, një grup me identitet, një lojtar të jashtëzakonshëm si Hakimi. Ai është një nga goditjet më të mira në merkaton e Inter në dhjetë vitet e fundit. Çdoherë e mendoj, që së bashku do të kishim shpejtësi marramendëse”, u shpreh Ronaldo. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment