Ish-sulmuesi i Milanit: Pioli i ka bërë të besojnë se asgjë nuk është e pamundur

Milan është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe kuqezinjtë pavarësisht një disfate ndaj Juventusit (e vetmja në këtë sezon), mbajnë vendin e parë në Serinë A. Kuqezinjtë e trajnerit Stefano Pioli duken të transformuar, ndërsa ish-sulmuesi i Milanit, Oliver Bierhof thekson se me një grup të mirë dhe me mentalitetin e duhur, sezoni mund të jetë shumë i mirë. Bierhof nuk harron t’i japë merita edhe Piolit, për të cilin shprehet se e ka bërë skuadrën të besojë se asgjë nuk është e pamundur.

“Të mëdhenjte e Europës në këtë sezon kanë vështirësi sa i përket mentalitetit. Kështu, nëse ke një grup të mirë futbollistësh dhe me mentalitetin e duhur, atëherë mund ta transformosh këtë sezon. Ky më duket rasti i Milanit, kuptohet nga mënyra si vendosen futbollistët në fushë, nga fytyrat e tyre.

Do të thotë shumë që grupi të funksionojë, ka eufori dhe entuziazëm. Trajneri Pioli i ka bërë të besojnë se asgjë nuk është e pamundur dhe ky moment duhet shfrytëzuar”, u shpreh Bierhof. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al