

Inter këtë sezon duket se është në rrugën e drejtë për të tentuar titullin në Serinë A. Aktualisht, zikaltërit gjenden në vendin e dytë, tre pikë larg Milanit kryesues, por triumfi ndaj Juventusit të dielën i ka shtuar besimin dhe motivimin të besuarve të trajnerit Antonio Konte.
Megjithatë, në ambientin e Interit, nuk e përsërisin shpesh fjalën titull dhe kërkojnë të ulin euforinë. Por, ish-presidenti i zikaltërve, Masimo Morati është i mendimit se zikaltërit nuk duhet të intimidohen në këtë pjesë, pasi nuk ata nuk janë Sasuolo.
“Ndeshja e së dielës ishte një ndjesi e bukur, Juventus ishte kundërshtari që bënte më shumë frikë. A mund të përmendet fjala titull? Inter e ka të lejueshme ta përmendë gjithnjë atë fjalë, sepse ne nuk jemi Sasuolo. Pastaj, për të mos na marrë më sysh tregohemi të kujdesshëm”, u shpreh Morati. /VipSport.al/
more recommended stories
Nga numri 10 i Milanit, shok skuadre me Telushin. Neftçi është gati për transferimin e bujshëm
Bruno Telushi mund të ketë shumë.
Kolumbia mban në ajër Nejmar&Co për Katar 2022: Asnjë avion nga Brazili nuk shkel vendin tonë
Ndeshja e kualifikuesve të Botërorit 2022.
Frikë nga COVID-19 dhe refuzimet, rivali i Shqipërisë në Botëror grumbullon 35 lojtarë
Situata e paqartë me COVID-19 në.
Ndryshon përsëri rregulli për prekjen e topit me dorë në zonë, tani mund të lejohet gol
IFAB, organizata e cila në bashkëpunim.
Leave a Comment