Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ish-mbrojtësi i Laçit gjen golin në Turqi, shënon në fitoren e skuadrës së tij

David Domgjoni është bërë protagonist në ndeshjen e djeshme të Menemenspor teksa ka gjetur golin e parë për këtë sezon në Ligën e Parë turke. Ish-futbollisti i Laçit në Superiore ndihmoi të tijtë në suksesin 2-4 ndaj Altinordu në transfertë, teksa si gjithnjë titullar ishte edhe gardiani Gentian Selmani.

Sa i përket mbrojtësit, Domgjoni shënoi me kokë golin e dytë të ekipit në minutën e 59 duke shfrytëzuar centimetrat e tij. Kështu, 23-vjeçari vazhdon me paraqitjet pozitive të cilat e bëjnë që të fitojë vëmendje edhe më të madhe në klube më elitare.

Ndërkohë, nga ana tjetër ky sukses ishte i rëndësishëm për Menemenspor pasi ia del t’i largohet fundit të tabelës duke u ngjitur në vendin e 14 me 19 pikë të grumbulluara. /VipSport.al/