

Te Juventusi duket se nuk e kanë edhe aq qejf disiplinën, teksa nga lojtarë që kanë qenë brenda ambientit bardhezi, vijnë deklarata të cilat nuk i shkojnë për shtat një klubi profesionist. Kujtojmë rastjn e Bendner që tregoi për cigaret që konsuminin futbollistët, ndërsa këtë histori të danezit e mbështet edhe një tjetër ish i Juventusin. Bëhet fjalë për Armand Traore, i cili ishte lojtar i italianëve në sezonin 2010-2011. Traore ka folur së fundmi për “Talksport” ku ka treguar se çfarë ndodhte brenda ambientit bardhezi me lojtarët e Juventus.
“Shkova te Juventus kur isha 20-vjeç. Kur u paraqita në mëngjes për stërvitjen e parë, mendova ku janë të gjithë të tjerët. Në dhomat e zhveshjes nuk ishte askush, asnjë në palestër ndërsa disa ishin në dhomën e fizioterapisë.
Të tjerët ishin mbledhur te dushet dhe pinin duhan dhe kafe. Mbeta totalisht i shokuar nga fakti se pinin një shishe verë para ditës së ndeshjes. Ndërkohë, Markizio pinte katër paketa cigare në ditë, por unë nuk kam parë askënd të vrapojë si ai”, u shpreh Traore. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment