Investigimi i “Vipsport.al”/ Skandali, FSHF riktheu gjyqtarin e përjashtuar në ndeshjen e Tiranës në Ballsh

Çuditë në futbollin shqiptar nuk kanë të mbaruar, e madje mund të shkelësh edhe rregulloren, mund t’i ndryhsoh ato si të dojë qejfi dhe në fund ata që e pësojnë janë klubet, një pjesë e të cilave sulmohen sistematikisht nga arbitrat…

Por, ajo që të bën përshtypje është se në javën e kaluar të Superiores, në ndeshjen Bylis-Tirana 0-0, takim që pati mjaft diskutime ku ballshiotët pretenduan fort për një penallti të mohuar, kryesor ishte shkodrani Indrit Myrtja.

Në fakt, duket e habitshme, për faktin se ky gjyqtar ishte përjashtuar nga Superiorja, pasi nxori me të kuqe Andi Ribajn, në ndeshjen Partizani-Flamurtari, duke bërë një gafë në atë sfidë!

Madje u përjashtua edhe Olsi Sokoli pas ndeshjes në Fushë-Krujë, Kastrioti Tirana, por që prej tëherë nuk ka gjykuar më në elitë!

Mirëpo, duket se FSHF nuk ka standarte të njëjta dhe pikërisht, në Ballsh, në një ndeshje deçizive për të dyja skuadrat caktohet kryesor Indrit Myrtja, që këtë sezon është parë më shumë si gjyqtar i katërt në disa sfida të elitës…Madje edhe pas ndeshjes në Ballsh vlerësimi i tij nga sa mësohet ka qenë me notën 7.9!

Më parë ka ekzistuar një rregullore, që gjyqtarët që përjashtoheshin nuk ktheheshin më në elitë, por me Myrtjan u veprua ndryshe dhe pikërisht në ndeshjen e Tiranës…! Madje, “Vipsport” ka kontaktuar edhe me gjyqtarë aktualë, të cilët thanë se një rregullore të atillë, ua përmendin sa herë që kanë seminare, apo prova, apo dhe kur ka mbledhje kur ka gabime arbitrare të theksuara në ndeshjet e elitës…

Madje, këtë sezon si rrallë në kampionat, ka 19 gjyqtarë në Superiore, ndërkohë që më parë ka pasur 18 të tillë…Një shtesë që vetëm në FSHF e dijnë se pse e kanë marrë një vendim të atillë!

E.S./Vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al