Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Interes nga Seria A dhe La Liga për Keidi Baren, Espanjol i vë “çmim yjesh”

Keidi Bares i kanë mjaftuar pak muaj në radhët e Espanjol për t’u kthyer në një nga emrat më të lakuar të klubit katalanas. Pas një fillimi të vështirë, ai është kthyer në një element kyç për mesfushën e kësaj skuadre që duket në rrugën e duhur për tu kthyer në La Liga.

Por mediat katalanase raportojnë se sido që të shkojnë gjërat, për Baren ky ndoshta është viti i fundit që luan në kategorinë e dytë, pasi ka interes konkret nga klubet elitare, në Spanjë dhe Itali. Disa skuadra e kishin kërkuar që në verë futbollistin, kur Espanjol pagoi 2 milionë euro për ta blerë nga Malaga. Edhe pse ishte blerja më e shtrenjtë e verës, numri i madh i lojtarëve në përbërje nuk e lejonte në bazë të rregulloreve ta regjistronin mesfushorin përfaqësues dhe disa ekipe, si Parma, Specia e Piza në Itali, kërkuan të huazonin me të drejtë blerje futbollistin e përfaqësueses shqiptare. Oferta të ngjashme erdhën edhe nga klube spanjolle.

Sipas “La Grada”, gazetë e cila shkruan vetëm për Espanjol, klubi refuzoi këto kërkesa, pasi ishte I sigurt se mund të regjistronte futbollistin, ashtu siç ndodhi. Një bast i fituar pasi tani Bare është i palëvizshëm në radhët e kësaj skuadre. Por kjo nuk ka zbehur interesin për të, përkundrazi. I njëjti burim sqaron se kontaktet mes palëve vazhdojnë, edhe pse nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare. Megjithatë, tani Espanjol e di mirë se çfarë ka në dorë dhe i ka vendosur Bares një çmim shumë të lartë si klauzolë largimi, 10 milionë euro, duke bërë të qartë se nuk e shet poshtë kësaj shume. /vipsport.al/