Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Inter-Lautaro Martinez, gati rinovimi me klauzolë të veçantë kundër Juventusit

Interi nuk do të bëjë ndonjë lëvizje merkatoje në muajin janar, pasi klubi për momentin është në vështirësi ekonomike dhe pa larguar futbollistë nuk mund të afrojë të tjerë. Por gjithsesi, zikaltërit po punojnë për të blinduar lojtarët të cilët mendojnë se do të vazhdojnë të jenë pjesë e projektit për të ardhmen.

I pari në listën e prioriteteve është Lautaro Martinez, i cili është një ndër emrat më të kërkuar në merkato. Kjo ka shtyrë klubin që të nisë bisedimet dhe duket se shumë shpejt do të ketë një firmë në marrëveshjen e re, e cila nuk do të mbarojë në vitin 2025 sic parashikohej, por në 2024, duke shtyrë vetëm me një vit atë aktuale.

Sigurisht, do të ketë një përmirësim të rrogës së futbollistit, por edhe disa ndryshime të kërkuara nga klubi. Nuk do të ndryshojë as klauzola e largimit, e cila do të mbetet 111 milionë euro. Por sipas mediave italiane, do të vendoset një klauzolë e re në kontratë që ka si qëllim vetëm një kundërshtar, Juventusin. Zikaltërit druhen se bardhezinjtë mund t’i marrin lojtarin duke i paguar klauzolën e si rrjedhojë, mediat italiane raportojnë se për ta ka një klauzolë ekstra. Nëse Juventusi do të dëshirojë të prishë kontratën e argjentinasit, duhet të paguajë 150 milionë euro. /vipsport.al/