

Një nga lojtarët që këtë sezon është duke bërë ndeshje të mira në radhët e skuadrës së Partizanit është edhe vlonjati që luan në linjën e djathtë, Hektor Idrizaj. Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe në elitë, si pjesë e disa ekipeve, mes tyre, Bylisi, Teuta, Tirana, Skënderbeu e Partizani apo dhe Flamurtari.
Pas ndeshjes me Teutën, në “gol pas goli” në “Supersport”, Hektor Idrizaj ka pohuar: “Bregun e njoh që te Flamurtari, ia njoh cilësitë, është një lojtar që është i rrezikshëm kur ka topin në këmbë dhe për të duhet më shumë përqendrim”.
“Ne duam ta mbajmë topin. Ndoshta u lodhëm edhe nga terreni jo i mirë, e ndaj edhe sot nuk ndihmova shumë në fazën ofensive”.
“Pozicioni flet vetë, ekipet në Shqipëri dihet që nuk kanë shumë diferenca, Teuta është ekip solid, ka idetë e veta dhe u qendron. Deri tani ka bërë mirë dhe është ekip për t’u vlerësuar.”
“Vllaznia është rival direkt, ka bërë shumë mirë në këto momente, është në vend të parë, do të futemi për të fituar ndeshjen se jemi Paritzani. Por do ia lëmë fushës të gjitha, duhet të marrim tri pikët e të shohim para. Finale e parakohshme nuk mund të jetë se kampionati ka edhe shumë ndeshje”, – tha Idrizaj, një nga titullarët e skuadrës së Partizanit pas ndeshjes në Durrës.
/Vipsport.al/
more recommended stories
Berisha bëhet protagonist në Serinë B, shkakton penallti por e shpëton traversa
Etrit Berisha është kthyer përsëri protagonist.
Flamurtari në kaos, Resuli: Duhet të bëjmë kthesën, nuk na shkon ky pozicion
Nuk mjaftoi rënia nga elita, por.
Pa mesfushorin titullar, ja situata te Bylisi para Tiranës
Bylisi ka mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe.
FOTO/ Tri javë në heshtje për shtyp, vëmendje te infrastruktura. Ja ç’po ndodh me aneksin në Durrës
Teuta është larg pritshmërive, pasi durrsakët.
Leave a Comment