Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ibraimi: Gjetëm forca të rikthehemi, Kukësi do ngjitet

Agim Ibraimi, jo vetëm në saj të eksperiencës por edhe cilësisë është duke bërë liderin te Kukësi, e madje shpesh mer përsipër që të shënoj gola, apo jap asiste, siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e fundit, ndaj Apolonisë dhe Bylisit sot. Pas ndeshjes, me ballshiotët sot në “Elbasan Arena”, në “gol pas goli” në “Supersport” ka pohuar: “Unë prap besoj dhe jam i mendimit që pas atyre rezultateve nuk u përçamë, kemi qenë si ekip. I kam thënë futbollistëve që kur të kalojmë këtë krizë, do të jetë më e lehtë kur të fitojmë. Tani po shihet, do të jemi në ngritje”.

Sulmi

“Eze dhe Kuper janë fizikisht të fortë,  e kërkojnë golin në zonë, do të bëj çmos ta ndihmoj që të dalë ai një golashënues i mirë”.

Lëvizjet

“Dua të them, se ka ndryshim nga ndeshja në ndeshje, është fakt se tranzicioni në fazë të mbrojtjes, edhe në sulm nuk e bëjmë siç duhet dhe kjo ka ndikuar në pësimin e golave, besoj se pas analizave të bëra do të arrijmë qëllimet e detyrimet e profesorit dhe në të ardhmen nuk do të na ndodhin më këto gjëra”.

Forca

“Kur kemi pësuar disfata, ka humbur shpirti dhe vetbesimi, ndoshta jo te unë, por ndikon te lojtarët nervozimi në lojë, ndikojnë të gjitha të mosqarkullimi i topit. Por mendoj se në këtë fazë kemi nevojë për rezultate, luajmë për rezultate e jo për lojë të bukur”, – tha Agim Ibraimi pas ndeshjes së fituar me Bylisin.

/Vipsport.al/