Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ibra tregon “dialogun” me Manxhukiç: Është person serioz dhe do hapësirën e vet. Milani është i brishtë

Zlatan Ibrahimoviç ka qenë padyshim një nga më të zhgënjyerit pas humbjes me Atalantën. Suedezi ka marrë rolin e liderit të këtij Milani dhe sigurishst që nuk i ka pëlqyer ndeshja e sotme ku skuadra mori një leksion të mirë nga zikaltërit.

“Sot munguan shumë gjëra. Tani është e rëndësishme të rikueprojmë dhe të presim ndeshjen e radhës. Skuadra është pak e brishtë, pasi mungojnë 4-5 titullarë dhe hyjnë lojtarë që nuk kanë shumë eksperiencë dhe shumë ndeshje në Serinë A. Por ky nuk duhet të jetë justifikim, jemi të parët në renditje”, tha ai pas sfidës.

“Kampionë dimri? Nuk vlen asgjë. Do të thotë që deri tani kemi bërë mirë, por nuk ka mbaruar ende, tani vjen periudha më e vështirë, me shumë ndeshje që na presin. Tani duhet të jemi mire fizikisht dhe të vazhdojmë me ritmin tone”, theksoi suedezi i cili më pas foli edhe për shokun e ri në repartin e sulmit, Mario Manxhukiç.

“Nuk është tip që flet shumë dhe kjo shihet. U mundova t’i jepja mirëseardhjen në gjuhën sllave, në italisht, por kur Pioli e ftoi të thoshte diçka para skuadrës, refuzoi. Është një person shumë serioz, i përqendruar dhe do hapësirën e tij. Është i sigurt”, tregoi Ibra. /vipsport.al/