Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ibra “kapet” me Zapatën: Nuk i ke ndeshje sa kam unë gola

Atalanta mposhti Milanin në ndeshjen e djeshme të Serisë A, teksa iu shënoi kuqezinjve tre gola. Mes autorëve të golave ishte edhe Duvan Zapata, sulmuesi kryesor i bergamaskëve. Ky i fundit fitoi duelin direkt me Zllatan Ibrahimoviç, teksa edhe e provokoi suedezin.

Falë stadiumit të boshatisur, u kuptuan fjalët që Zapata i drejtoi suedezit. “Nuk e mbaron dot një ndeshje pa penallti. Do të shënosh golin e 13?”. Por, Ibra nuk mund ta linte pa përgjigje dhe madje një e tillë erdhi në stilin Zllatan. “Çfarë po thua, unë kam më shumë gola se sa ti ke ndeshje në karrierë”, ishin fjalët e 39-vjeçarit.

Megjithatë, diskutimi u mbyll aty, teksa tashmë do të vazhdojë në listën e golashënuesve të Serisë A teksa Zapata ka shënuar tetë gola ndërsa Ibra 12. /VipSport.al/