Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ibra: Donaruma është më i miri, por nuk ia them. Kielini më pëlqen, është si kafshë

Zllatan Ibrahimoviç është rikthyer nga dëmtimi dhe duket se është sërish gati për të ndihmuar Milanin e tij ta përfundojë këtë sezon me një triumph të madh. Suedezi në një intervistë të fundit për Corriere Dello Sport, nuk vendos limite teksa thekson se i dytë është i pari i humbësve. Ndër të tjera, sulmuesi konfirmon se Donaruma është më i miri në botë, ndërsa shton se i pëlqen mentaliteti i Kielinit.

“Objektivi jonë? Është shpejt për të vendosur objektiva, nuk i vendos sepse më duket sikur vendos limite. Por, i dyti është i pari i humbësve. Dua të nxjerr më të mirën nga vetja, por edhe nga skuadra. Me gjithë respektin, por kur u ktheva në Itali pashë që Atalanta ishte në Champions dhe Milan jo, erdha që ta ndryshojë këtë situatë”.

Donaruma? “Është portieri më i fortë në botë, por këtë nuk ia them asnjëherë atij. Duhet të vazhdojë të ketë uri. Nuk është normale që nuk ka luajtur ende një ndeshje në Champions”.

Mbrojtësit, detyruat Kalulun të hiqte dorezat… “Sigurisht. Si mundet një mbrojtës i ri në debutimin e tij të luajë me doreza, si duket kjo? E sigurt është se nuk e tremb kundërshtarin. Kam pëlqyer gjithnjë mbrojtësit që e pranojnë duelin dhe lojën e fortë e të drejtë. Dhe përpara nuk ishte as VAR. Paolo Maldini më stimulonte shumë, tani më thotë se atëherë nuk isha i fortë si tani, por nëse e mbaj mend mirë nuk është se i ka fituar të gjithë duelet me mua. Më pëlqen Kielini, një kafshë që është në gjuajtje të presë së tij. Ky është mentaliteti i duhur”, u shpreh Ibra. /VipSport.al/